Ngjarja e pazakontë/ Serbët me foto të Putinit e Karaxhicit ecnin me kamione përmes Kosovës, ndalohen nga policia

Dy shoferë të automjeteve me targa të Serbisë të cilët janë vërejtur duke ecur nëpër rrugët e Pejës, me fotografi të presidentit rus Vladimir Putin dhe shkrimtarit nacionalist serb Vuk Karaxhic janë shoqëruar nga Policia e Kosovës e janë marrë në pyetje.

Shoferët e dy kamionëve që kanë bërë këtë veprim janë serbë etnikë. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës ka bërë me dije lajmin për Telegrafin.

“Pasdite policia ka ndaluar dy kamione, në njërën ka qenë e vendosur fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën një fotografi e Vuk Karaxhic. Të dy shoferët janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë ku edhe janë duke u intervistuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Kamionët janë me targa të Novi Sadit”, tha Gashi.

Qytetarët thanë se gjesti është provokim, prandaj disa prej tyre edhe kanë mbuluar fytyrën e Putinit e Karaxhicit.

SHKARKO APP