Ngjela shpërthen ndaj Thaçit: Po sillet si kaçak, nëse nuk publikon letrën që i ka nisur Mustafës rrezikon burg përjetë
Kosova po bëhet gati për qeverinë e re të kryesuar nga Avdullah Hoti. LDK pritet të finalizojë nesër marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe pakicat joserbe.
Avokati, Spartak Ngjela, duke komnetuar këto zhvillime për Rtv Ora, deklaron se Presidenti është në shkelje të Kushtetutës pas nuk ka bërë publike letrën drejtuar Mustafës për dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë.
Sipas tij, Thaçi po sillet si çi po sillet si kaçak dhe për këto shkelje rrezikon burgim të përjetshëm.
Ngjela: Presidenti nuk ka zbardhur në media dekretin e tij që ja ka dhënë mundësinë Mustafës. Fakti që nuk e ka është kaçak.Pasi ta nxjerrë këtë duhet ta hedhë në Gjykatë Kushtetuese, në Gjykatë Kushtetuese nuk e kalon dot. Pse e vonon? Nuk do t’ja japë. E bën për presion. Duhet të dalë në media letra që i ka dërguar kryetarit të LDK.Nëse atë nuk e shikon opinioni publik qeveria është e paligjshme.
Vetë Presidenti që flet me gojë dhe nuk e nxjerr me shkrim rrezikon burgim të përjetshëm me Mustafën dhe kompani.Sepse mungon procedura demokratike për ta konsideruar shtetin e Kosovës autokraci mesjetare. Në mesjetë jemi? E ka nxjerrë letrën publike që i bën thirrje atij për të formuar qeverinë? Nëse se ka bërë, e kanë djegur veten të dy. Nuk kanë asnjë vlerë për interesin e Kosovës, vetëm për interesin e tyre. Po shkove drejt tiranisë me shkelje të tilla kushtetuese rrezikon burgimin e përjetshëm.
Po kaq kritik ai ishte edhe ndaj deklaratës së gazetarit Baton Haxhiut se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë duhet të përfshijë edhe faljen e krimeve të luftës nga Serbia.
Ngjela: Është turp. Këta janë me Beogradin nuk janë me Kosovën. Derisa janë me Beogradin këtë do të bëjnë. Fakti që rrëzuan një qeveri në epidemi janë me Beogradin. Kush fitoi nga kjo krizë? Serbia. Ata që e bëjnë janë me Serbinë. Të rrinë mirë se nuk shpëtojnë dot me anë të lobit serb në Uashington.