Nisin kontrollet në Kosovë. EULEX bastis shtëpinë e Thaçit dhe Veselit, zbarkojnë dhe në zyrat e PDK

Një ditë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, EULEX në Kosovë ka nisur bastisjes.

Uniformat e institucionit kanë hyrë për kontroll në shtëpinë e Presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, teksa janë parë dhe në zyrat e PDK-së.

Figurat historike të PDK, Thaçi dhe Veseli pasi dje iu konfirmuan akuzat kanë udhëtuar për në Hagë ku janë vendosur menjëherë në paraburgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata së bashku me një sërë ish-luftëtarë të tjerë UÇK si Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi etj. akuzohen nga Prokuroria Speciale e Hagës për rreth 100 krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës Kosovë-Serbi dhe më pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shtator gjithashtu EULEX bastitsi edhe zyrat e OVL të UÇK, teksa kryetari i veteranëve Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj Nasim Haradinaj u paraqitën gjithashu në Hagë.

Në fakt bastisjes e EULEX filluan që dje me shtëpinë e Jakup Krasniqit, teksa pritet që për të gjithë zyrtarët në listën e të akuzuarve nga Haga të ndiqet e njëjta procedurë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?