Një grup të rinjsh kosovarë në garë për çmimin në Nasa

 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu sot përkrahjen për të rinjtë, të cilët me projektin e tyre po garojnë për çmimin “People’s Choice Award” në kuadër të garës NASA.

Në një postim në rrjetin social Facebook Thaçi fton qytetarët që të votojnë të rinjtë.
Të rinjtë nga Kosova, me projektin e tyre NatEv Explorer, kanë nevojë për mbështetjen e fuqishme të të gjithë neve në rrugën drejt fitimit të çmimit “People’s Choice Award” në kuadër të garës NASA Space Apps Challenge, në të cilën po marrin pjesë mbi 13 mijë garues nga 133 shtete pjesëmarrëse me 950 projekte. Ekipi kosovar aktualisht është në vendin e dytë që tashmë përbën edhe një triumf dhe dëshmi të radhës se qytetarët tanë, si diplomatë digjitalë, mund të promovojnë Kosovën në mënyrën më të mirë. Luteni të votoni për bashkëqytetarët tanë me platformën e tyre NatEv Explorer nëhttps://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice”

“NatEv Explorer është një platformë e bazuar në web ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bënë klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në male/pyje, aurorat, etj.
I urojmë shumë fat të rinjve tanë, Qendrës Inovative të Kosovës, dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, shprehet Thaçi.

SHKARKO APP