Një tjetër politikan i njohur shqiptar infektohet me Covid-19, e konfirmon vetë zyrtari i lartë

Një tjetër politikan i njohur në Kosovë konfirmohet me Covid-19. Bëhet fjalë për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Duke folur për mediat në Kosovë Krasniqi është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpinë e tij.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 150 persona.

SHKARKO APP