Një viktimë dhe 7 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19.

“Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP