Një viktimë dhe 7 raste të reja me Covid në Kosovë

Vetëm 7 qytetarë janë konfirmuar të infektuar  me Covid dhe një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në raportin e saj të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 1 849 testime kanë rezultuar pozitiv  me Covid 7 raste të reja.

Ndërkohë betejën me Covid në orët e fundit  e kanë fituar 9 qytetarë duke e çuar në 157 863 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq vijojnë të jenë aktiv me Covid, vetëm 328 pacientë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?