Nora Istrefi, e lind vajzën në Shkup dhe jo në Prishtinë

Këngëtarja Nora Istrefi e cila solli në jetë pak ditë më parë një vajzë të vogël me emrin Rene, ka shpjeguar arsyen se pse vendosi të lindë në Shkup dhe jo në vendin e saj, Prishtinë.

E nxitur jo vetëm nga shoqet, Nora Istrefi thotë se përzgjedhja është bërë dhe për faktin se në Prishtinë spitalet nuk kanë shumë pajisje të specializuara.

“Më këtë nuk dua të them se shteti im nuk ka mjek të mirë , por spitalet nuk kanë pajisje aq ta mira”– është shprehur ajo .

Ajo po ashtu ka thënë se sjella në jetë e Rene-së është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.

SHKARKO APP