“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
Pas këtij takimi, në konferencën për media Thaçi është pyetur lidhur me lajmet e fundit për mundësinë e ndarjes së Kosovës.

Ai është pyetur nëse takimi i sotëm ka të bëjë pikërisht me shkëmbimin e territoreve.

“Unë isha në takim me përfaqësuesit legjitimë dhe bartësit e Luginës dhe jo me presidentin e Serbisë, prandaj nuk munden nga kjo rrethanë të involvohen në këtë proces autoritetet e Serbisë. Deklarimi i vitit 1992 i shqiptarëve të Preshevës është i hershëm që në atë kohë ka qenë i koordinuar me trupin pra këshillin e koordinuar të partive politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi”, ka thënë Thaçi.

Presidenti thotë të këtë dëgjuar me vëmendje pozicionimin dhe qartësinë e liderëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, pra, sipas tij, janë shqetësime të hershme dhe nuk ndërlidhen fare me komentimet sa i përket ndarjes së Kosovës.

“Ndarje nuk do të ketë, marrëveshja përfundimtare e dialogut do të jetë vetëm mes dy vendeve të pavarura”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklarimi i tyre se Kosova është shpresa e tyre, rrit vullnetin e institucioneve të Kosovës që t’u dalin zot atyre.

SHKARKO APP