Nuk ka marrëveshje pa Albin Kurtin, fuqia e tij politike është dyfishuar

Analisti Armen Muja në një intervistë për Abc News është shprehur se situata politike e krijuar ditët e fundit në Kosovë është si pasojë e ndikimit të Grenell nga njëra anë dhe nga faktorë të tjerë politik që ishin kundër VV.

Muja ndër të tjera është shprehur se në Kosovë ekzistojnë dy beteja një mes Kosovës dhe Serbisë dhe një mes zotit Kurti dhe Vuçiç.

Për të kuptuar se pse është rrëzuar duhet të shikohet dhe koha sepse kishte vështirësi krijimi i një qeverie të tillë, në rrëzimin e qeverisë Kurti ka qenë një martesë interesi mes rendit të vjetër dhe një element tjetër është shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje që po e shtyn emisarin Grenell. Gjithahstu kishte dhe një tjetër rreshtim të çuditshëm politik në Kosovë ku të gjithë u bënë kundër. Në Kosovë ekzistojnë dy beteja një mes Kosovës dhe Serbisë dhe një mes zotit Kurti dhe Vuçiç. Dhe pastaj rreshtimi është një çështje tjetër. Kemi çarje nga faktori ndërkombëtar që mbështetën qeverinë e Kosovës dhe Grenell dhe një tjetër faktor tjetër politik që kanë ndikuar për shembjen e qeverisë”, është shprehur Muja.

Ndërkohë ndër të tjera ai ka theksuar se nuk beson se palët politike do të arrijnë një marrëveshje politike pa Albin Kurtin, pasi fuqia e tij politike në Kosovë është dyfishuar.

“Unë nuk besoj se do të jetë marrëveshje, pasi marrëveshjet që nuk kanë konsensus të brendshëm dhe me kontekst transatlantik nuk mund të arrihen në Kosovë, këtë kam parë prej vitesh në Kosovë. Nuk do të ketë një marrëveshje pa Albin Kurtin, pasi fuqia e tij politike thuajse është dyfishuar”.

SHKARKO APP