Numërohen 78 % të votave për kandidatë për deputetë

Deri më tani janë numëruar rreth 78 për qind të votave për kandidatë për deputetë dhe subjekte politike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se që nga 9 shkurti, kur ka filluar vlerësimi i tyre, deri më tani këtij procesi iu janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako, prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërsa 2 mijë mijë tjera janë refuzuar. Shkaku i refuzimit është se janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe iu ka munguar dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se njëherë.

 

SHKARKO APP