Nxënësja e klasës së dytë i ankohet me një letër presidentes Jahjaga
Tringa Murati, nxënëse e klasës së dytë në shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë- Kosovë, ka zgjedhur që t’i shkruaj presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, për një problem shqetësues për të dhe fëmijët e tjerë.
Jo pse asaj i është dhënë rasti t’i shkruaj direkt presidentes, por pse kishte detyrë në shkollë me po këtë temë.
Çantat e rënda dhe materialet e shumta që bartin nxënësit e klasave fillore në supet e tyre është shqetësimi edhe i kësaj nxënëse të klasës së dytë.
Ajo, kërkon nga presidentja që ta shqyrtojë këtë çështje dhe të marrë parasysh kërkesën e saj dhe të gjejë zgjidhje për problemin që po krijon probleme shëndetësore.