Ollbrajt: Lufta në Komanovë? Të hetohen Kosova dhe Greqia!

 

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt, deklaroi se konflikti i armatosur i Kumanovës është një cëcshtje shumë shqetësuese. Sipas saj, në lidhje me ngjarjet e muajit maj duhet hetuar roli i Kosovës si dhe marrëdhënia e Maqedonisë me Greqinë.

Ollbrajt e cila ka qenë aktive gjatë luftrave ballkanike, u shpreh edhe në lidhje me emrin e Maqedonisë.

“Çështja e emrit tani sikur është problem më i vogël, të gjithë edhe ashtu e përdorin emrin Maqedoni. Gjatë fundjavës pati ngjarje të cilat ishin shumë shqetësuese. Ata tregojnë në aktivitete ekstreme në ndarje etnike. Duhet ta shohim në cilën mënyrë Kosova është e ndërlidhur, ta shohim ç’farë bën Greqia. Mendoj se kontesti për emrin nuk është çështja më e rëndësishme për momentin” – ka deklaruar Ollbrajt, raporton “Zhurnal”.

“Mbaj mend në marrëzinë e kontestit për emrin. Nëse një punë e mirë del nga lufta në Kosovë është ajo që veçmë nuk duhej ta përsëris atë ‘ish republika jugosllave’ çdoherë kur dëshmoja para Kongresit. Kjo ishte njëra ndër diskutimet më të çmendura ndërkombëtare të të gjitha kohërave” – ka përfunduar ish-Sekretarja Amerikane.

SHKARKO APP