”Open Balkan”, Rama: Mos të shikojmë se çfarë fiton Serbia

Në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës, Rama tha se vendet e rajonit duhet të bëjnë maksimumin për t’u zgjeruar në Ballkan, Për kryeministrin, rruga për të dalë dhe për të prodhuar mirëqënie është ”Open Balkan”.

”Unë e besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur, si pjesë komplementare me rrugën e integrimit të plotë në BE, që nuk varet nga ne.

Kosova duhet të lëvizte pa viza prej disa vitesh tashmë, pasi është i vetmi komunitet në Evropë me viza. Është rast absurd: me pasaportën e Jugosllavisë, gjyshërit tuaj lëviznin të lirë, ndërsa ju, që sot jetoni në shtet sovran, nuk e bëni dot këtë gjë. Ju dhanë detyrat, Kosova i bëri këto detyra dhe ende nuk mundeni të lëvizni lirshëm. Vendosën dhe demarkacionin me Malin e Zi pastaj. U bë dhe ai, por vizat nuk i heqin ende. Është një turp dhe këtë e them në çdo takim.

Edhe Shqipëria duhet t’i kishte nisur negociatat, por nuk nisin. Këto janë gjëra që nuk i kemi në dorë. Mbajtjen peng të Kosovës dhe Shqipërisë nuk e bëjnë për antishqiptarizëm, por sepse kanë arsye të brendshme. BE-ja sot udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhet. Sipas sondazheve, veprohet”.

SHKARKO APP