Opozitarët serb për sulmin në Banjskë: Vuçiç, si është e mundur që nuk e dinit se çfarë po bënte Radoiçiçi në Banjskë?!

Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e deputetëve opozitarë në Kuvendin e Serbisë më 23 tetor ngritën çështjen e rolit të udhëheqjes serbe në sulmin në Banjskë në veri të Kosovës.
Përgjegjësinë për sulmin në Banjska e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

“Prandaj le të pyesim tani (Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion – BIA), Aleksandër Vulinin, (Presidentin e Serbisë), Aleksandër Vuçiçin, dhe (Ministrin serb të Punëve të Brendshme), Bratisllav Gashiçin, si është e mundur që nuk e dinit se çfarë po bënte Radoiçiçi në Banjskë me persona të armatosur me mitraloz, pushkë që asnjë qyteti të Serbisë nuk i lejohet t’i mbajë privatisht”, tha Nebojsha Zellenoviq, bashkëkryetar i partisë opozitare Së bashku, teksa iu drejtua deputetëve në seancë plenare.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millenko Jovanov, u kundërpërgjigj duke thënë se Zellenoviç për gjithçka fajëson serbët, pa e shikuar përgjegjësinë e palës tjetër.

“Ai thotë se është e tmerrshme që Aleksandar Vuçiç nuk dinte asgjë, por për të nuk është e tmerrshme që vdiqën tre serbë. Ai këtë nuk e tha kurrë”, tha Jovanov.

/bw

SHKARKO APP