Orët finale të koalicionit, Mustafa nis takimin me Haradinajn në Kuvend, ja çfarë pritet
Kosova E Mërkurë, 29 Prill 2020 12:07
Takimi po mbahet para mbledhjes së AAK-së, ku pritet të finalizohet dhe votohet koalicioni i ri qeverisës.
Zyrtarë të partive që janë në bisedime për koalicion qeverisës kanë paralajmëruar se marrëveshja pritet të përfundohet brenda këtyre dy ditëve.
Takimi mes dy liderëve po mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Pjesë e qeverisë së re të kryesuar nga Avdullah Hoti do të jetë edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit.