Oscar, shuhet ëndrra e filmit kosovar “Shok”
Të gjithë shqiptarët i kishin sytë nga “Dolby Theatre” në orët e para të ditës së hënë, në pritje të ndarjes së çmimeve Oscar, ku për herë të parë një film ku flitet shqip ishte i nominuar.
Filmi kosovaro- britanik “Shok”, ku për 21 minuta tregohet historia e miqësisë së dy fëmijëve në kohën e luftës në Kosovë, priste vlerësimin në kategorinë e filmave të shkurtër. Për “Los Angeles Times”, “Shok” ishte favoriti, por çmimi shkoi për “Stutterer”, një film britanik 12-minutësh që tregon historinë e një tipografi me probleme në të folur, i cili mundohet të krijojë një lidhje romantike.
Përmes “Digitalb”-it, Komuna e Prishtinës kishte organizuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ndarjes së çmimeve Oscar.
Lista e plotë e fituesve:
Filmi më i mirë: Spotlight
Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)
Aktorja më e mirë: Brie Larson (Room)
Aktori më i mirë joprotagonist: Mark Rylance (Bridge of Spies)
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Alicia Vikander (The Danish Girl)
Regjisori më i mirë: Alejandro Inarritu (The Revenant)
Skenari më i mirë: Spotlight
Skenari më i mirë i përshtatur: The Big Short
Filmi më i mirë i animuar: Inside Out
Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul (Hungari)
Kinematografia më e mirë: The Revenant
Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road
Dokumentari më i mirë: Amy
Montazhi më i mirë: Mad Max: Fury Road
Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer
Kolona zanore më e mirë: Ennio Morricone (The Hateful Eight)
Efektet vizuale: Ex Machina