Osmani dhe Kurti bëhen bashkë për zbulimin e shtatores së Ibrahim Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë për ceremoninë e zbulimit të shtatores të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

I pari në ceremoni ka arritur kryeministri Kurti, ndërsa pas tij presidentja Osmani. Pranë tyre janë ulur ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.

SHKARKO APP