Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Nuk ka shumë pjesmarrës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

Kosova E hënë, 2 Qershor 2025 16:46
Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale për nënat e Srebrenicës të Bosnje Hercegovinës, aty ku në korrik të vitit 1995 janë vrarë më shumë se 8.300 boshjakë nga ushtria e Republikës Sërpska-entitetit serb të Bosnjës.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore dhe njihet si gjenocid. Presidentja Osmani ka thënë se Srebrenica është një plagë e hapur në vetëdijen e botës, dhe është simbol i tragjedisë që ka shkundur vetëdijen globale, por që ende nuk e ka marrë drejtësinë që e meriton.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 16 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 18 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Osmani e ka ndarë çmimin në kuadër të edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ishte zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021. “Ne në Kosovë bashkëndjejmë thellësisht me vuajtjen tuaj, sepse edhe ne kemi përjetuar të njëjtin gjenocid të bërë nga i njëjti agresor. Lista e masakrave është e gjatë dhe e dhimbshme. Dhe tani, pas më shumë se dy dekadave prej kur ka përfunduar lufta, mijëra nga Kosova dhe Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Nënat nuk kanë një varr ku të vajtojnë të dashurit e tyre, por vetëm heshtin, heshtje që godet çdo ditë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo ka thënë se e ndan çmim në emër të të gjithë shtetasve të Kosovës, dhe u është drejtuar nënave të Srebrenicës, duke u thënë se ato janë “frymëzim dhe simbol i forcës që buron nga dashuria amnore”. Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka thënë se është thellësisht i nderuar që nënat e Srebrenicës janë nderuar këtë vit me Medaljen Presidenciale, duke i përshkruar ato si simbol global i dinjitetit.

“Këto gra kanë përjetuar dhimbjen dhe vuajtjen më të madhe njerëzore, por e kanë shndërruar në forcë dhe fuqi për drejtësi, kujtesë dhe paqe. Ato asnjëherë nuk kërkuan hakmarrje, vetëm të vërtetën”, ka thënë Konakoviq, gjatë paraqitjes së tij në Forumin e mbajtur në Prishtinë, në të cilin do të marrin pjesë rreth 1.000 persona nga 45 shtete të botës.

Në maj të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara e kanë miratuar një rezolutë, e cila njeh 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Deri më tani, mbi 6.650 viktima të gjenocidit janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Potoçari. Më shumë se 1.000 persona të zhdukur janë ende në kërkim. Gjykata të ndryshme kanë dënuar deri tash më shumë se 50 persona, me më shumë se 700 vjet burg, për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq./REL/

Etiketat e lidhura

KosoveVjosa Osmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 38 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 51 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 1 ore

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.