Osmani për marrëveshjen në Uashington: Gabim serioz që po hapen çështje të mbyllura

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur ditën e sotme se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut me Serbinë.

Megjithatë, sipas saj, është një gabim serioz që në këtë dialog po hapen çështje të mbyllura dhe që po diskutohen çështje të rregullimit të brendshëm që tashmë janë shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Komentet e saj, Osmani i bëri gjatë takimit përfaqësuesin special të Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad me të cilin diskutoi edhe rreth bashkëpunimit ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Me anë të një deklarate për mediat, u bë e ditur po ashtu se në këtë takim një  theks i veçantë u vu mbi zhvillimet aktuale politike në vend, veçanërisht në procesin e dialogut.

Ndërkaq, të dyja palët gjatë takimit ranë dakord që është tejet e rëndësishme që tërë procesi i dialogut të kalojë përmes Kuvendit dhe të sigurohet që Kuvendi të ketë rol aktiv.

SHKARKO APP