Osmani përfundon konsultat me partitë, data e zgjedhjeve sapo palët ta marrin aktgjykimin e Kushtetueses

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani pas njoftimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vendimin për dërgimin e vendit në zgjedhje, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike, Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?