Osmani: Së shpejti data e seancës konstituive e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shumë shpejt do të dihet data për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ajo theksoi se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese. Osmani para mediave tha se sot zyrtarisht kanë pranuar nga KQZ, njoftimin e rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit të certifikuara.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja në afat prej 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.

Në bazë të rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?