Osmani: Serbia duhet të bëhet fqinj i mirë, Kosova është konstruktive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Kosova merr pjesë në dialogun me Serbinë, vetëm nëse do të ketë njohje reciproke.

Po ashtu ajo është shprehur se Serbia duhet të bëhet fqinj i mirë, pasi Kosova është një e tillë, ndërsa shtoi se Kosova gjithmonë ka zgjatur dorën e bashkëpunimit dhe ka treguar se është palë konstruktive në dialog.

”Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron. Kosova gjithmonë ka treguar se është palë konstruktive në dialog. Ne gjithmonë kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit në këtë proces. Kosova është fqinjë i mirë, është koha që Serbia të sillet si fqinjë i mirë jo vetëm për ne si shtet, por edhe për Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën”.

SHKARKO APP