Osmani takohet me Sunak: Mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Britanisë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Moldavi ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.

Ajo tha se me të ka folur për zhvillimet e fundit, si dhe i ka shprehur mirënjohje për “mbështetjen e fortë” të Mbretërisë së Bashkuar.

“Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjate”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Në këtë samit, Osmani zhvilloi disa takime me liderë të vendeve të ndryshme me liderët evropian mbi paqen në rajon si dhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

SHKARKO APP