Osmani tregon pse BDI s’pranoi ofertën e Gruevskit

Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit i ka thënë Jo koalicionit me VMRO – DPMNE pas shumë orësh debate të nxehta pro dhe kundër. Ahmeti ka vendosur të mos futet në koalicion me të mandatuarin Gruevski për qeverinë e re.

Në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Ora News zëdhënësi i BDI Bujar Osmani tha se po diskutohen 5 opsionet dhe se do të duhet kohë shtesë për të marrë një vendim.

Zoti Osmani për Ora News nuk përjashtoi as opsionin e zgjedhjeve të parakohshme.

Intervista u krye nga gazetarja Besmira Pelushaj.

Ora News: Përse dështuan negociatat përse nuk  u arrit dakordësia për krijimin e një koalicioni për të formuar qeverinë e re.  për të formuar qeverinë e re.

 Bujar Osmani: Prej javësh kemi nisur  një proces gjithëpërfshirës me forumet e partisë për të diskutuar mbi argumentet për të gjitha opsionet e mundshme që kishim parashtruar për të dalë nga kjo situatë,  por brenda këtij afati nuk arritëm të shterrim debatin.  Ose nuk gjetëm argumente të mjaftueshme për të përcaktuar për njërin  nga këto opsione. Prandaj do të duhet kohë më tepër, kohë shtesë dhe argumente shtesë  për të marrë një vendim për cilin opsion do të përcaktohemi në të ardhmen.

Ora News: Cilat  kanë qenë pikat që jeni ndarë më shumë dhe nuk keni rënë dakord?

Bujar Osmani: Për momentin kemi pesë opsione në tavolinë.

1- Të bëjmë koalicion me partinë fituese VMRO DMPNE

2- Me LSDM  opozitare të deritanishme

3- të bëjmë qeveri të zgjeruar

4- Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

5- BDI të mbetet në opozitë.

Të gjitha këto opsione kanë argumente pro e kundër. Do të duhet më tepër kohë që forumet dhe kryesia e partisë të gjejë zgjidhjem më të mirë. Mendojmë se situata është delikate nga vendimet tona varet fati i mëtejshëm edhe i shoqërisë së Maqedonisë dhe perspektivës së saj në rrugën euroatlantike për shkak të përgjegjësisë që kemi me këtë vendim.

Vlerësojmë se më mirë është një vendim i mirë sesa një vendim në kohë.

Ora News: Po cfarë ndodh në këto momente kur ka përfunduar afati për të formuar qeverinë e re për të mandatuarin Gruevksi? A do të vijojnë bisedimet

Bujar Osmani: Tani proceset varen dhe nga instrumente të tjera në shtet. Presidenti duhet të vendosë çfarë do bëjë me mandatin. Ne në parti do vazhdojmë bisedimet dhe me partitë politike maqedone. Ajo çfarë është kryesore është se ne mbetemi  të lidhur ngushtë me kontratën që kemi lidhur me popullin shqiptar më 11 dhjetor ditën e zgjedhjeve me deklaratën e nënshkruar gjithëshqiptare, ose    platformën e përbashkët shqiptare. Ky është kusht pa të cilin me cilin do qeveri, apo opsion do të vazhdojmë konsultimet. Thjesht dje ne nuk mund të mirrnim një vendim që të pranonim ofertën e mandatarit të  deritanishëm
Ora News: VMRO thotë se ndoshta mund të shkohet në zgjedhje të reja?

Osmani: Zgjedhjet e reja janë një ndër 5 opsionet që ne menjëherë pas zgjedhjeve i kemi shtruar si opsion të mundshëm. Nuk hedhim poshtë mundësinë që BDI  të mbetet në opozitë, tu japë përkrahje të tjerëve, ndërsa vetë të mbetet në opozitë. Sheh mundësinë dhe për qeveri të zgjeruar. Të gjitha palët  të hyjnë në një qeveri politike me axhendë reformuese por nëse nuk do të arrihet një pëlqim për platformën e BDI-së për kontratën që kemi lidhur me popullin shqiptar  në zgjedhjet e 11 dhjetorit atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Ora News: Zoti Osmani ju falenderojme

SHKARKO APP