Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Presidentja e Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, raporton KosovaPress.
Ajo është e ftuar speciale në këtë sesion nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
Gjatë vizitës Osmani do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, si dhe do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq.
Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
/Kosovapress/
KOHA JONË SONDAZH

