Pacolli: Do t’i arrestojmë ministrat serbë nëse hyjnë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se, nëse përfaqësuesit serbë Stefanoviq dhe Gjuriq futen në territorin e Kosovës, do të arrestohen.
Ai në një postim në facebook ka deklaruar se vetëm ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje, por që e njëjta i është revokuar . Ndërkohë që Gjuriq nuk ka kërkuar e as nuk ka pasur leje për të hyrë në Kosovë.

“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!”, ka shkruar Pacolli.

SHKARKO APP