Pacolli: Drejtësia do të triumfoj, solidarizohem me luftëtarët e UÇK-së tonë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj aktakuzës së konfirmuar nga Specialja ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Pacolli shkruan se Veseli do të dale i dinjitetshëm nga ky proces i pakuptueshëm. Mes tjerash ai tha se drejtësia do të triumfoj pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës.
”Lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK është e shenjtë dhe e lavdishme. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve. Drejtësia do të triumfoj pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës. Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë”, ka shkruar Pacolli.