Pacolli: E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë

Nga Behgjet Pacolli

E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë me SHBA si palë garantuese për normalizimin të marrëdhënieve ekonomike.

Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë dhe AKR e përshëndesim lidershipin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Ambasadorit Richard Grenell për këtë arritje historike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithmonë kam besuar se përqendrimi në ekonominë dhe infrastrukturën e vendeve tona do të hapë rrugën për heqjen e barrierave politike për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Në kohërat kur bota po përballet me krizë të paparë shëndetësore dhe ekonomike, është një mbështetje e madhe për ekonominë dhe prosperitetin tonë, për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet ekonomia jonë.

Ne gjithmonë kemi fituar me Shtetet e Bashkuara, dhe pas vitit 1999 dhe 2008, Shtatori i vitit 2020 është një tjetër moment historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?