Pacolli: Gabimet e qeverisë bënë të mundur të fitojë opozita

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ftuar në studion e lajmeve në Ora News komentoi zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, që u konsideruan si leksion për shumë vende evropiane.

Pacolli tha se fitorja e opozitës krahas  mënyrës se si ka vepruar, fitoi edhe për shkak të gabimeve të qeverisë.

Behgjet Pacolli: Qytetarët i kanë dhënë të drejtë opozitës. Opozita e fundit ishte më e qetë dhe kjo ndikoi tek qytetarët. Edhe gabimet e qeverisë bënë të mundur që opozita të fitojë. Dy partitë më të mëdha opozitare janë fituese dhe dëshiroj që këto parti të gjejnë konsensusin dhe të formojnë qeverinë. Kosovës i nevojitet një qeveri e mazhorancës shqiptare dhe me bashkëpunimin e këtyre dy partive kjo kërkesë do të plotësohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se si i ka marrëdhëniet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Pacolli tha se nuk ka marrëdhënie të këqija.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai i bëri thirrje spektirit politik që ti vijë në ndihmë qeverisë së re.

Behgjet Pacolli: Me zotin Kurti nuk kam ndonjë marrëdhënie diçka, por nuk kam as marrëdhënie të këqija. Kam respekt për të dhe punën e tij dhe haptas jam shpreh për veprimet që ka bërë se unë kam konsideruar se nuk kanë qenë demokratike. Ai është kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe nuk kam arsye të mos bëj apel të gjithë spektirit politik që ti vijë në ndihmë qeverisë së re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?