Pacolli: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka zhvilluar takim me homologun gjerman, Heiko Mass në Varshavë të Polonisë. Përmes një postimi në llogarinë e tij të “Facebook”, Pacolli shkruan se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në shkrimin e tij, Pacolli vlerëson edhe kontributin e Gjermanisë ndër vite ku edhe e cilëson si një nga përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës.

“Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar çlirimin, pavarësimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intensifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona.

Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën. I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për, vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësinë e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrëveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.

Njoftova ministrin Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut.

I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës. Mass theksoi rëndësinë e takimit të datës 29 prill ku janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perendimor me ftesë të Angela Merkel dhe presidentit francez, Macron”,- shkruan Pacolli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?