Pacolli: Një ndarje e Kosovës do të ishte shkelje e sovranitetit

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se një ndarje e vendit si zgjidhje e problemeve me Serbinë do të ishte shkelje e sovranitetit dhe askush në Kosovë nuk do të ishte i gatshëm për të një diskutim të tillë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai tha se ka shumë probleme të tjera për t’u zgjidhur me Serbinë para se të shtrohet kjo çështje. Zoti Pacolli ishte në Uashington për të marrë pjesë në Ministerialin e Departamentit të Shtetit mbi Lirinë Fetare.

SHKARKO APP