Pacolli takom me Sekretarin e Shtetit: Nuk jemi vetëm

Zëvendëskryeministrit dhe ministri i Jashtë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.
Pacolli, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Uashington ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj nuk është vetëm.

“Gjatë qëndrimit në Ëashington, kënaqësi ta takoj Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj nuk është vetëm”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciç, ka takuar dje në Uashington këshilltarin e Donald Trump për siguri kombëtare, John Bolton, i cili njihet për qëndrimet e tij proserbe.

SHKARKO APP