Padia e Kosovës për genocid, mediat serbe: Thaçi kërkon luftë

Sipas gazetës serbe “Blic”, deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në Këshillin e Sigurimit të OKB­-së është tregues i qasjes dhe raportit të tij armiqësor ndaj Serbisë.

“Kosova nuk mund ta padisë Serbinë, në radhë të parë për shkak se nuk ka për çfarë ta padisë, por edhe për shkak se Kosova nuk është shtet”, ka thënë Marko Gjuriç.

Sipas Gjuriçit, Thaçi, me temën e gjenocidit, po kërkon të tensionojë më shumë marrëdhëniet Kosovë-­Serbi, në një moment kur ato po shkonin drejt normalizimit.

SHKARKO APP