Padinë ndaj Serbinë në emër të Kosovës, a do ta bëjë Shqipëria?

Kosova nuk bën kthim pas për padinë ndaj Serbisë për gjenocid. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se në emër të Kosovës mund ta bëjë edhe Shqipëria.

“Padia për gjenocid do të jetë padyshim një ndër dokumentet kryesor. Zyra e kryeministrit është duke punuar me një kujdes të shtuar, me seriozitet, me hapa të kujdesshëm, dhe është në bashkëpunim të plotë me institucione të tjera, sidomos me institucionin e presidentit, presidentes Osmani dhe kryetarit të kuvendit, për herë të parë në republikën e Kosovës, pas sa viteve, e kemi në të njëjtën faqe, në të njëjtin zë, presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit”,-tha ajo.

Mbledhja e provave dhe dëshmive është edhe më e vështirë. Ministrja fajëson qeveritë e kaluara dhe misionet ndërkombëtare se nuk kanë bërë asgjë. Qeveria Kurti ka përgatitur tashmë projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. Por si do të eliminohet mundësia e keqpërdorimit të një ligji të tillë për të mos lejuar revansh politik? ”Jemi fokusuar në eliminimin e disa mundësive të keqpërdorimit të këtij mekanizmi, që do të jetësohet sapo ligji të hyjë në fuqi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?