Pamje skandaloze/ Vajza nga Kosova detyrohet t’i shërbejë nënës së infektuar me Covid-19 në spital
Përhapja e Covid-19 në Kosovë është bërë mjaft serioze. Gjithnjë e më shumë po rriten rastet e reja dhe vdekjet nga ky virus.
Përtej rrezikshmërisë së lartë të kësaj pandemie, Kosova duket se nuk ka kushte spitalore, të cilat të lënë shumë për të dëshiruar.
Mediat kosovare kanë publikuar disa pamje nga Klinika e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), ku shihet një nënë e shtruar nga koronavirusi dhe vajza e saj e cila po i shërbente. Ajo shihet duke i mbajtur serumin në dorë, ku rrezikon dhe veten e saj.
Sipas mediave kosovare, pavarësisht rrezikut të infektimit, stafi lejojnë që familjarët e të sëmurëve të futen në dhomat ku janë shtruar pacientët me Covid-19.