Pamje të rralla, Oliver Ivanovic ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si Oliver Ivanovic ia puthë dorën vajzës së politikanit të njohur kosovar, tani të ndjerit Bajram Rexhepi. Ky takim në mes tyre kishte ndodhur pas luftës së Kosovës.

Atëkohë, të dy liderë të Mitrovicës, njëri i veriut dhe tjetri i jugut u takuan në një manifestim të KFOR’it.

KFOR’i marokenë në Kosovë atëkohë festonte përvjetorin e parë të udhëheqjes nga mbreti i tyre, Mohammedi i gjashtë.

Lideri serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanovic, sot i vrarë para selisë së tij, dhe lideri shqiptar, Bajram Rexhepi u takuan në këtë ceremoni, shkruan Express.

Bajram Rexhepi, tani i ndjerë, në atë ceremoni kishte marrë edhe vajzën e tij. Në këtë video arkiv, shihet se si Oliver Ivanovic ia puthte dorën vajzës së vogël të Rexhepit.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra të martën para selisë së partisë së tij. Atentati dyshohet se u krye nga një veturë e tipit “Opel Astra” e cila më vonë u gjet e djegur në Zveçan. Ivanoviq, u vra me katër plumba, ndërsa kryesit e kësaj vepre ende nuk janë kapur nga policia.

Shikoni pamjet:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pamje-te-rralla-oliver-ivanoviq-ia-puth-doren-vajzes-se-bajram-rexhepit-487575/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP