Pamje të rralla të familjes së Adem Jasharit, vetëm 3 javë para së të sulmohej nga serbët
5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto ditë shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Pamjet që do të shihni më poshtë janë incizuar më 27 janar të 1998-s, më shumë se një muaj para sulmit mbi familjen Jashari.
Në pamje shihen vrimat e plumbave nga sulmet paraprake të forcave paramilitare serbe ndaj familjes legjendare të Jasharëve.
Në të shihen Hamza Jashari, i cili flet për represionin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.