Pandemia në Kosovë, Morina: Mosha e re e popullsisë…

Covid-19 po rritet frikshëm këto ditë në Kosovë dhe Arbër Morina, kirurg në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se menaxhimi ka qenë i duhuri, ndërsa parashikimet kanë qenë për një numër më të lartë të personave të prekur.

“Ne e kemi menaxhuar mirë situatën. Kishim parashikuar një numër shumë më të madh infeksionesh dhe vdekjesh. Kemi përfituar shumë për shkak se Kosova ka një popullsi të re por edhe menaxhimi i situatës deri tani ka qenë i duhuri. Ekspertët kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë si kurrë më parë. Identifikimi në kohë i të prekurve ka bërë që vatrat të izolohen në kohën e duhur”, u shpreh Morina.

Sa i përket humbjes së jetës së një gruaje shtatzënë, ai theksoi se vuante nga sëmundje të tjera. “Zonja ka qenë shtatzënë dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera kronike dhe prandaj nuk ka mundur ta përballojë infeksionin”.

SHKARKO APP