Pandemia/ SHBA ndihmon Kosovën, i dhuron 50 respiratorë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se autoritetet amerikane kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër pandemisë me koronavirus.

Ndihma është thënë të jetë bërë përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, është thënë në komunikatën e ambasadës, raporton Rel.

Ky donacion është pjesë e ndihmës prej 1.6 milion dollarëve amerikanë që Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i kanë ndarë për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ky vend po merr kundër pandemisë.

SHKARKO APP