Partia e Haradinajt, AAK: Nuk i duam serbët në ushtrinë tonë

 

Partia e ish-kryeministrit Haradinaj është e prerë: Nuk i duam serbët në ushtrinë tonë. Ideja është që në javët në vijim do të diskutohet për krijimin e një “entiteti ushtarak” minoritar – paralel dhe mono-etnik, përbrenda strukturës së ardhshme të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ekskluzivisht për pakicën serbe. Sipas AAK-së, nëse krijohet, ai do të jetë i rrezikshëm, jofunksional, dezintegrues dhe jashtë çdo praktike standardizuese të strukturave të rregullta ushtarake të shteteve demokratike dhe të vetë NATO, ku pretendohet që FAK-u të aderojë në vitet në vazhdim.

“Paralelizmi ushtarak që pritet të diskutohet në mes Prishtinës dhe Beogradit, në hierarki vertikale dhe horizontale me nivel komandues të veçantë dhe i ndarë nga struktura e unifikuar e komandimit ushtarak, ka tendencë të implikojë dhe të kontrollojë Ushtrinë e Kosovës nga prezenca paralele brenda FAK-ut nga Serbia, përmes infiltrimit të marrëveshjeve politike”, thuhet në reagimin e AAK-së”, referuar Koha.net.

SHKARKO APP