Partia Shqiptare Demoristiane e Kosovës feston 32-vjetorin e themelimit të saj
Nga Agim Sula
Sot, Partia Shqiptare Demoristiane e Kosovës feston 32-vjetorin e themelimit të saj, në skenën pluraliste të Republikës së Kosovës. Rrugëtimi i PSHDK-së përgjatë këtyre viteve të ekzistencës së sajë, ka qenë vërtetë sa sfidues e i mundimshëm, po aq edhe historik, ngase në kohën kur ajo u themelua, veprimtaria dhe shërbimi ndaj atdheut atëbotë të okupuar ishin më shumë se ekzistenciale për kombin tonë. PSHDK, si parti e qendrës së djathë që nga themelimi i sajë, në themel kishte dhe vazhdon të ketë familjen dhe qështjen kombëtare, për të cilën kontribuan me dhjetra intlektual në kohë të ndryshme, gjerë në ditët e sotme. Angazhimi i sajë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, para gjatë dhe pas luftës, veqanërisht në qarqet diplomatike të Europës ishte i paepur, ku kontribut të madh dha edhe disapora shqiptare demokristiane.
PSHDK kishte nderin e veqantë, që në mesin e 110 firmëtarëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës të shpallur me 17 shkurt të vitit 2008, të kishte edhe 2 firmëtar Demokristian, përkatësisht ish Kreytarin tashmë të ndjerë, Akademik Mark Krasniqin dhe Kryetarin aktual, Ing. Zef Morina. PSHDK gjithashtu përgjatë qeverisjeve të pasluftës ishte vetëm një herë pjesë e kabinetit qeveritar, në vitet 2002-2005 duke udhëhequr në mënyrë të papërsëritshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme me MTPT-në, qe sot njihet si Ministria e Infrastrukturës dhe duke dhënë një kontribut të veqantë për nërtimin dhe zhvillimin e Institucioneve të Kosovës.
Partia Shqiptare Demokristiane, sot edhepse e lënë padrejtësisht jashtë Institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, për shkak të një kodi zgjedhor tejet diskriminues dhe aspak demokratik, vazhdon aktivitetin e saëj në shërbim të qytatarëve të Kosovës kudo e kurdo që e thërret nevoja. PSHDK vazhdon të jetë e bindur, se vetëm duke e pasur individin, familjen dhe kombin në qendër të politikëbërjes, Kosova do të mund t’i mbijetojë një të keqeje shumë të madhe që po i kanoset popullit dhe rinisë tonë, përkatësisht shpopullimit të vendit.
Urojmë që ditë më të bardha e më shpresdhënëse të vijnë për rininë tonë në veqanti dhe për mbarë popullin e Kosovës në përgjithësi!
Sot, kjo ditë e përvjetorit të PSHDK-së koincidoj gjithashtu me një pritje të përzemërt, që Ipeshkvi i Ipeshkvnisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji i bëri një delegacioni ,të prirë nga Kryetari i partisë, z. Zef Morina!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar!
Edhe shumë e shumë vite veprimtari nga PSHDK, në interest e kombit!!