Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhimimi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare. “Mund t’ju konfirmoj se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.

Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor. Në manifestim kishin marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?