Pas numërimit të votave të emigrantëve VV thellon fitoren, Nisma nuk arrin të kalojë pragun

Qendra për Numërim e Rezultateve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur me postë nga jashtë Kosovës.

Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri zyrtar i votave të vlefshme nga diaspora është 13 mijë e 241, ndersa pjesa tjetër kanë qenë vota të pavlefshme.

Nga 13241 vota giithsejtë të verifikuara dhe numëruara, VV ka marrë 7030, LDK 2158, PDK 2139, Nisma-AKR-PD 916 kurse AAK-PSD ka marrë 555 vota nga diaspora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas numërimit të votave të ardhura nga jashtë, VV-ja thellon diferencën nga LDK-ja, ndërsa e Nisma mbetet në kufi të pragut elektoral.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?