Pasiguri në Kosovë, 9 të vrarë brenda 10 ditëve

I riu Eron Agaj është viktima e nëntë e 4 vrasjeve të ndryshme që kanë ndodhur 10 ditët e fundit në Kosovë.

Hakmarrja, përfitimi i pasurisë e deri tek motivet banale dyshohet të jenë shkaqet e këtyre ngjarjeve që kanë tronditur së fundi Kosovën.

Këto 10 ditë të fundit kanë qenë ndoshta më ta pasigurtat në Kosovë.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm gjatë muajit gusht janë kryer vrasje më shumë sesa gjysma e totatil të tyre gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Ndërsa deri në muajin korrik janë vrarë plot 15 persona.

Kjo shifër është dramatike po të krahasohet me totalin e vitit 2015, që ka pasur vetëm 11 vrasje.

SHKARKO APP