Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pasojat e vonesës së formimit të qeverisë

Kosova E hënë, 23 Dhjetor 2019 15:49
Pasojat e vonesës së formimit të qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej kur Kosova po funksionon me një qeveri në dorëheqje, ndërsa po bëhen tre muaj që nga zgjedhjet e parakohshme dhe ende nuk ka një marrëveshje për qeverinë e re. Partitë që dolën të parat Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ndonëse po takohen e po bisedojnë, nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pushtetit.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Por vëzhguesit thonë se vendi ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen. Skënder Krasniqi nga Oda e Afaristëve të Kosovës i tha “Zërit të Amerikës”, se vonesat në formimin e institucioneve prekin çështje të ndryshme siç është edhe miratimi i buxhetit për vitin 2020.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 17 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 19 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Në bazë të ligjeve në fuqi qeveria e Kosovës do të duhej të miratonte buxhetin dhe ta dërgonte në parlament deri më 31 tetor, ose deri në afatin e fundit të lejuar që është 31 dhjetori. Në rast se kjo nuk ndodhë deri me 31 dhjetor, parlamenti mund të autorizoj shpenzimin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar. Por kjo shumë mund të shpenzohet vetëm deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm thotë eksperti i ekonomisë, Naim Gashi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është e pamundur të vendoset për buxhetin pa kaluar në ministrinë e Financave, qeverinë e Kosovës, komisionet parlamentare dhe seancën plenare. Pra në situatën kur ne kemi kuvend të pa konsoliduar dhe mungesën e qeverisë atëherë ne përballemi me rrezikun e një krize buxhetore me një mars të vitit të ardhshëm ku për pasojë rrezikohet mos paguhen pagat apo të mos funksionojnë institucionet publike shtetërore”.

Sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve 2020-2030, buxheti i Kosovës për vitin 2020, pritet të jetë rreth 2.4 miliardë euro apo një milion euro më shumë sesa buxheti i këtij viti. Por njohësit e fushës së ekonomisë thonë se është koha që të ndryshojë mënyra e ndarjes së tij.

“Mbi 80 për qind e buxhetit të Kosovës deri më tani është shpenzuar në asfalt, mallra dhe shërbime, paga dhe mëditje dhe në pagesën e skemave sociale. Unë mendoj se qeveria e re duhet t’i jep rëndësi arsimit dhe shëndetësisë sepse janë dy sektorët jetik sa i përket perspektivës zhvillimore të Kosovës mirëpo edhe kthimit të shpresës për të rinjtë tanë që po ikin çdo ditë”.

“Kosova nuk ka strategji reale të zhvillimit të vendit se nga të orientohemi dhe ç’ka të kemi prioritet . Në shpresojmë që me qeverinë e ardhshme do të rregullohen shumë probleme dhe bizneset do të trajtohen më mirë se që janë trajtuar deri tash. Prioritet nuk duhet të jenë më autostradat, por duhet të jetë qytetari, biznesi, rritja e punësimit e mirëqenies sepse jemi vend që i ka rreth 70 për qind të popullsisë në moshë pune të papunë”. Kosova ishte në situatë të ngjashme edhe në prag të vitit 2019 duke hyrë në të pa buxhetin të cilin parlamenti e miratoi në muajin shkurt. /VOA/

Etiketat e lidhura

KosoveLDK-VVqeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 29 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 44 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.