Patriarku serb: Ta mbrojmë Kosovën, edhe me forcë

 

Patriarku serb Irinej, nga Nishi i Serbisë ka thënë duke iu drejtuar popullit serb se “ne të gjithë e kemi për obligim ta mbrojmë Kosovën, edhe nëse në shprehje do të vinte përdorimi i forcës, ne duhet ta bëjmë atë në çdo mënyrë.”

“Shpresoj se nuk do të na duhet ta mbrojmë në këtë mënyrë, por vetëdija dhe ndërgjegjia e atyre që vendosin për fatin tonë do të flasë në një mënyrë që një vetëdije e zgjuar dhe e pastërt njerëzore do të duhej të fliste”, u ka thënë Irinej gazetarëve me rastin e një takimi të UNESCO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, trashëgimia kulturore serbe në Kosovë nuk duhet të lihet në fatin e atyre që shkatërruan dhe e dogjën atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?