Pavarsia e Kosovës, Grenell: Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë.

Përmes një postimi të publikuar në X Grenell shprehet se presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë.

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkroi Grenell.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?