PDK për Vjosa Osmanin si Presidente? Kurti thirrje për opozitën: Ejani në Kuvend

Pasi akuzoi opozitën për bllokimin e zgjedhjes së presidentit, kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje Lumir Abdixhikut e Bedri Hamzës që të vijnë në Kuvend. Në një konferencë për mediat ai tha se bllokimet nuk e çojnë askund opozitën.

”15 deputetët e LDK janë të paqartë, nëse mbështesin Vjosa Osmanin. Tregonin që janë bashkë, po për ç’ ka? Të më tregojnë dhe unë i pranoj edhe ashtu bashkë. Me gjysmë kandidat nuk shkohet në kuvend. Ne bëjmë kandidatin e plotë le ta sjellin dhe të shkojmë në garë. Dhe sot Kosova bëhet me presidente të re, varet kush fiton.

E keni vendin në Kuvend. I lus Lumir Abdixhikun e Bedri Hamzën të vijnë në Parlament për të zgjedhur Presidentin. Abdixhiku s’ka pasur asnjë propozim. Dje pas orës 23.00 dolën emrat por s’përmendnin Osmanin. Mbrëmë i kam shkruar edhe Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, po nuk mu përgjigjën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?