PDK vendos fotografinë e Presidentit në ballë të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka vendosur fotografinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në pjesën ballore të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht, prapa vendit të kryetares së Kuvendit, znj . Vjosa Osmani.

Kujtojmë se kryekuvendarja Osmani ka hequr fotografinë e Presidentit nga zyra e saj, gjë që ka shtyrë në reagime të shumta.

PDK ka bojkotuar edhe mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, duke kërkuar që fotografia e presidentit të kthehet aty ku ka qenë.

SHKARKO APP